Kur bëj mëkat më humbet dëshira për vepra të mira (istigfar e dhikër) nga mërzia, si më këshilloni?

Përgjigjje: Shejtani të ka ngadhënjyer dy herë: të parën herë kur ti ke bërë mëkat, të dytën herë kur ta ka humbur shpresën në Mëshirën e Allahut. Kur njeriu vepron mëkate dhe e humbet vullnetin, do të thotë e ka humbur shpresën në Mëshirën e Allahut se Ai e fal. Prandaj njeriu duhet të kërkojë falje tek Allahu (të kthehet tek Ai) menjëherë pasi e bën një mëkat, duke u penduar dhe shpresuar shumë në pranimin e pendimit dhe në faljen e atij mëkati. Allahu është el Gafur (Falës i Madh), et Tewab (që i pranon shumë pendimet e njerëzve), kjo është prej Cilësive dhe Emrave të Tij. Nuk duhet pasur mendim të keq për Allahun se Ai nuk i fal mëkatet e nuk i pranon pendimet. Përkundrazi, duhet shpejtuar në pendim dhe shpresë ndaj Tij.

? E pastaj duhet shtuar veprat e mira pas mëkatimit, ngase veprat e mira i shlyejnë ato të këqija. Allahu thotë: “…veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija.” Hud, 114. Andaj duhet shpejtuar në bërjen e një vepre të mirë që nuk e ke bërë më herët (p.sh.: falja e dy apo e katër rekateve nafile në kohë të lejuar duke shpresuar se kjo vepër e mirë e shlyen atë mëkat që e ke bërë). Pejgamberi salAllahu alejhi ue selem ka thënë: “Veprën e keqe pasoje me një të mirë dhe ajo e shlyen atë.” Besimtari është mirë ta bëjë shprehi që në rast se i bën mëkat Allahut, pendimit dhe kërkim faljes tek Allahu, t’ia bashkëngjitë edhe bërjen e një vepre të mirë. Ka ardhur në hadith se nëse njeriu ka bërë një mëkat dhe ka kërkuar falje tek Allahu, atëherë t’i falë dy rekate namaz vullnetar. Nëse merr abdes mirë sipas sunetit dhe i fal dy rekate, duke qenë sa më i përqendruar në namaz, Allahu ia fal atë mëkat.

‼️ Duhet pasur kujdes ndaj intrigave të shejtanit ngase ai përmes shumë rrugëve mundohet që njeriun ta çojë drejt humbjes, t’ia asgjësojë veprat e mira, t’a pengojë nga adhurimet.

? Si pasojë e cytjes së tij është se ti ke rënë në mëkat dhe mos lejo që përsëri të depërtojë tek ti duke ta humbur vullnetin dhe shpresën në Mëshirën e Allahut dhe duke mos bërë vepra të mira. Prandaj, dijetarët thonë se frika e lavdëruar me të cilën kënaqet Allahu është ajo që të nxit në veprimin e veprave të mira. Në këtë rast, ti e ke kujtuar Allahun dhe Madhështinë e Tij pas mëkatimit, mirëpo e ke tepruar duke rënë në dëshpërim. Kjo nuk është frika që e do Allahu nga ti. Frika ndaj (dënimit të) Allahut është ajo frikë për shkak të cilës i shton veprat e mira dhe pendimin; kjo është ajo frikë që Allahu e kërkon nga ti.

  • Shpërndaje
Share on facebook
Share on telegram
Share on whatsapp
Share on twitter
Share on email

NA NDIQNI NË FACEBOOK

ABONOHU NË EMAIL

Pranoni postimet e reja në email duke u abonuar

POSTIMET E FUNDIT

RËNDËSIA E TEUHIDIT

MË TË KLIKUARAT

Arkiva